Rikthehen rastet me Covid-19, Bashkia e Pukës mbyll çerdhet dhe kopshtet

Rikthehen rastet me Covid-19, Bashkia e Pukës mbyll çerdhet dhe kopshtet

85
0
Shares
Foto, bashkia Puke

Rikthimi i rasteve me Covid-19 ka detyruar Bashkinë e Pukës të mbyllë çerdhet dhe kopshtet e qytetit. Lajmin e bën me dije vetë institucioni përmes një njoftimi në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Bashkisë.

Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.

Për shkak të rikthimit të rasteve me COVID në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ” Nën Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës.

Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë’,-thuhet ne reagimin e saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY