EMRAT/OFL në Tiranë dhe Durrës, deklarim pasurie për 5 persona të dënuar...

EMRAT/OFL në Tiranë dhe Durrës, deklarim pasurie për 5 persona të dënuar për drogë dhe vjedhje

124
0
Shares

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Eneo Farruku, me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

Ahmet Alla, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Edison Alhasa, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën “Vjedhja me dhunë”;

Dritan Gjata, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Adrian Sula, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY