Është ndarë nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla, i njohur me pseudonimin siç e thirrnin të gjithë kolegët “Daja”,
Ai i takon brezit të themeluesve të Cirkut në Shqipëri, ku hodhi themelet e këtij arti duke bërë për vete publikun shqiptar përmes shfaqjeve të shumta.
Papanikolla është shquar për nivel të lartë interpretimi të numrave akrobatikë, në zhanre të ndryshme të cirkut.
Me përvojën e tij ai dha një kontribut të madh si mësues në Studion e parë të fëmijve të ngritur në Cirk në vitet 1976-1980 duke përgatitur një brez të rinj të talentuar në këtë lloj arti. Madje në shfaqjen e parë “Shpërthime rinore” ai ishte udhëheqës artistik. Eshtë dekoruar me urdhërin “Nam Frashëri” i Klasit të parë dhe të dytë. Deri kur doli në pension ai ishte pjësëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga stafi.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/