Vuante dënimin në shtëpi, i riu kapet duke bërë xhiro me makinë...

Vuante dënimin në shtëpi, i riu kapet duke bërë xhiro me makinë në Tiranë

147
0
Shares

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 27-vjeçari. Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë.

Policia njofton se ka arrestuar te riun,  pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë tek sheshi “Shqiponja”, duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 37 vjeç, sepse në rrugën “Preng Bib Doda”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motorin pa leje përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY