Zbulohet çfarë e shkaktoi vdekjen e 67-vjeçares në Laprakë, lirohet djali i...

Zbulohet çfarë e shkaktoi vdekjen e 67-vjeçares në Laprakë, lirohet djali i saj

262
0
Shares

Mjeksia ligjore konstaton se vdekja e 67 vjeçares Veronika Ramadani në Laprakë, ka ardhur për shkaqe natyrale.

Pas daljes së autopsisë, policia ka liruar edhe djalin e saj, Julian Zisi, i ndaluar menjëherë pasi nëna u gjet e pajetë në banesë.

Paraprakisht u dyshua se ngjarja lidhej me djalin e saj, pasi ky i fundit, 45 vjeç, kishte probleme mendore.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ku në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasja V. R., 67 vjeçe, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY