Detaje te reja per vrasjen e Boricit ne Shkoder

Detaje te reja per vrasjen e Boricit ne Shkoder

215
0
Shares

Policia po heton ne dy pista ne lidhje me vrasjen e 27 vjecarit Gjin Borici (Ndoji) sot ne Shkoder.

Ndoji është një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj persona dhe pista kryesore në të cilën po hetohet është pikërisht larje hesapesh për trafik narkotike, bejne te ditur burime nga policia.

27-vjeçari ka pasur edhe probleme me gjakmarrjen, por grupi hetimor dyshon më shumë te pista e parë.

Kjo sepse pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se u përket autorëve, një skemë kjo e përdorur edhe në vrasjet e tjera për të humbur gjurmët. Mësohet se makina që e djegur, tip “Benz” AA 346 LC  që dyshohet se u përket autorëve, figuron me targa që janë denoncuar të vjedhura që më 20 qershor në Ishëm. Ajo është targa e një makine tip “Fiat Punto” në pronësi të A.K, e cila kishte bërë kallëzim në polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY