Ulet popullsia/Dibra humbet një deputet, si lëviz mandati

Ulet popullsia/Dibra humbet një deputet, si lëviz mandati

167
0
Shares

Raportet dhe shqetesimet e ngritura se fundmi, lidhur me popullsine shqiptare, qe sa vjen dhe reduktohet, duket se jane te verteta. Kjo eshte reflektuar se fundmi ne listat per votime.

Në votimet e pranverës së ardhshme, banorët e qarkut Dibër do të zgjedhin një deputet më pak. Kjo për shkak se në regjistrat e gjendjes civile është vënë re një rënie e popullatës në këtë qark, dhe rritja ka shkuar në kryeqytet dhe në rrethinat e Tiranës.

Për këtë arsye, në përllogaritjen e re të numrit të deputetëve që do të zgjidhen nga çdo qark, Dibra nuk do të ketë më 6 përfaqësues në parlament, por 5.

Në Dibër, aktualisht PS dhe PD kanë nga dy deputetë, ndërsa LSI dhe PDIU, nga një të zgjedhur, shkruan abcnews.al.

Mandati që i hiqet qarkut verilindor, do t’i shtohet qarkut Tiranë, duke e bërë atë me 35 ligjvënës.

Sipas të dhënave të siguruara nga abcnews.al në qarqet e tjera nuk ka lëvizje mandatesh, pasi uljet apo rritjet e numrit të popullsisë nuk janë aq të mëdha sa për të ndikuar tek shpërndarja e deputetëve.

Gjithësesi, do të jetë KQZ-ja ajo që do të zyrtarizojë këtë çështje përmes një vendimi të posaçëm.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY