Epidemiologu jep lajmin e mirë në prag të fillimit të shkollave: Çfarë...

Epidemiologu jep lajmin e mirë në prag të fillimit të shkollave: Çfarë na mëson studimi nga Australia

193
0
Shares

Mjeku epidimiolog, Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit, në prag të nisjes së vitit shkollor.

Duke ju referuar një studimi zyrtar në shtetin e New South Wales të Australisë, me popullsi 7.54 milionë banorë, konstatohet se përhapja e koronavirusit në shkolla është krejtësisht fenomen i izoluar.

Mjeku thotë se ky studim ka rëndësi, pasi shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi dhe periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit.

Sipas studimit disa mujor në disa shkolla, rezultoi se u infektuan vetëm 4 nxënës dhe 2 mësues dhe pas testeve, rezultoi se nuk ishte infektuar asnjë person në shkollë.

POSTIMI I TIJ 

Pse ka rëndësi Australia?

Dy arsye:

-Shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi.
-Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit.

– Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat!

– Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje:

-Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 03 Korrik 2020.
– 6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19.
-521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar.
-319 (61.2%) kontakte të ngushta u testuan me RT-PCR (“tamponi”).
-44 (8.4%) kontakte të ngushta u testuan me testet serologjike (“antitrupa anti-SARS-CoV-2”).
-ASNJË NGA 521 KONTAKTET E NGUSHTA NUK U INFEKTUA!
-ASNJË I VETËM!

Përfundimet e NCIRS:
-U gjetën 3 shkolla fillore, 2 shkolla të mesme (viti 7-12) dhe një kopësht me raste primare të COVID-19, nga të cilët 2 ishin mësues dhe 4 ishin nxënës/fëmijë.
-Ndër 521 kontaktet e ngushta nuk pati asnjë evidencë për transmetim sekondar.
-Studimi unë i mëparshëm (Term 1), i publikuar në The Lancet Child and Adolescent Health, tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.
-Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishmë pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë.
-Të dhënat tona nga Term 2 evidentojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse:
-rritet ndërgjegjësimi komunitar,
-implementohen strategjitë e higjienës dhe të mitigimit,
-qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat,
-testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY