Pritet të dyfishohen të papunët/Ish-deputetja publikon raportin e UNDP, sa të varfër...

Pritet të dyfishohen të papunët/Ish-deputetja publikon raportin e UNDP, sa të varfër do të shtohen në vend

97
0
Shares

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me anën e një statusi në facebook ka akuzuar qeverinë se po e varfëron gjithnjë e më shumë vendin.

Tabaku shprehet se si pasojë e keqqeverisjes dhe korrupsionit Shqipëria do të ketë 230 000 më shumë të varfër. Ish-deputetja paraqet të dhënat e raportit të UNDP ku parashikohet se Shqipëria do ta dyfishojë ushtrinë e të papunëve në muajt e ardhshëm.

Të njëjtin lajm të keq paralajmëroi edhe Banka Botërore e cila deklaroi se kriza ekonomike do godasë më rëndë shtresat margjinalizuara dhe të mesme që kanë paguar taksat e rritura nga Rama këto 7 vite.

Qeveria është shumë larg nevojave dhe kërkesave të momentit. Sot ekonomia duhej te ishte ne shërbim të shtresave në nevojë, te bizneseve të vogla, të familjeve shqiptare, të fermerëve, studentëve e te rinjve, ndërkohë që ndodh e kundërta: Bizneset e vogla dhe të mesme po vuajnë konsumin e ulët, familjet po harxhojnë cdo kursim e po marrin borxhe për të mbijetuar e shkyer borxhet ndërsa vendi rrezikon papunësinë e 100 mijë shqiptarëve të tjerë dhe një rënie ekonomike prej 9%.

Zgjidhja e vetme e shqiptarëve është beteja për të ndryshuar kursin fundosës ku e ka futur Shqipërinë qeveria Rama. Eshtë nevoja që ekonomia të vihet në shërbim të gjithë qytetarëve e të mos punojë për një pakicë klientësh të qeverisë.

Zgjidhja dhe zgjedhja për shumicën e shqiptarëve është programi ekonomik i PD që ofron mundësi per ata që punojnë e jo ato që vjedhin, që vlerëson punën dhe jo korrupsionin, që i ofron mundësi të rinjve e jo kriminelëve”, perfundon Tabaku reagimin e saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY