“Të mbyti virusi moj nëno”, e moshuara në Tiranë bie pre e...

“Të mbyti virusi moj nëno”, e moshuara në Tiranë bie pre e ‘përkujdesjes’ së tepërt të hajdutit

137
0
Shares

Një e moshuar në Tiranë ka rënë pre e  nje grabitje me nje skenar qe nuk e sheh kurdo here. Teksa po dilte nga shtëpia e vajzës ku po kujdesej për mbesën ajo u ndesh me 44-vjeçarin me iniciale L.S. i dënuar më parë i cili i ka hedhur duart në sup.

“Të mbyti virusi moj nëne”, i ka thënë ai. Sapo gruaja me inicialet E. Q ka kthyer kokën, i panjohuri i ka këputur varësen e floririt duke u larguar me vrap.

“Bashkëshorti po ecte pak metra më përpara, po ktheheshim nga shtëpia e vajzës ku mbajmë mbesën dhe po shkonim në shtëpinë tonë. Ai djali u afrua dhe më tha të mbyti virusi moj nëne. Me pas më vendosi duart në fyt dhe me dorën tjetër shkuli varësen”, tregon e moshuara.

Pasi gruaja ka bërtitur i shoqi e ka pyetur çfarë ke? Pas hajdutit kanë vrapuar i moshuari dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve taksist. Kur në vendngjarje mbërriti një patrullë policie, hajduti ju lut “më lëshoni e bëra për bukën e gojës”.

44-vjeçari rezulton nga këqyrjet në sistemin TIMS të ketë sulmuar edhe në vitin 2011 një tjetër grua duke i rrëmbyer varësen, kurse më herët ka qenë problematik për dhunë në familje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY