6 të arrestuar në Shkodër/I vodhën makinën, më pas i marrin lekët...

6 të arrestuar në Shkodër/I vodhën makinën, më pas i marrin lekët duke i premtuar se do t’i gjenin mjetin

111
0
Shares

Gjashtë persona të dënuar më parë për disa vjedhje, janë arrestuar nga policia pasi i kanë marrë makinën një 30-vjeçarit dhe më pas me anë të mashtrimit i kanë marrë para duke i premtuar se do ja gjenin automjetin.

Në gjendje të lirë po hetohet edhe një pronar servisi. Gjatë kontrollit në banesat e shtetasve të arrestuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 motomjet, 1 automjet, 50.000 lekë dhe 5 aparate celular..

Ndërkohë po punohet për të gjetur automjetin e vjedhur. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër,për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

“I vodhën automjetin 30-vjeçarit dhe më pas, me anë të mashtrimit, i morën një sasi lekësh duke i premtuar se do t’i gjenin automjetin, Policia vë në pranga 6 persona dhe procedon penalisht një tjetër.

Personat e arrestuar, me precedent penal të mëparshëm dhe të dyshuar edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një pune të mirorganizuar dhe si rezultat i hetimeve të bëra, është bërë arrestimi i shtetasve:

– S. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dragoç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Trafik klandestinësh”;

– L. N., 36 vjeç, banues në fshatin Dajç, Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale “Kallëzim i rremë”;

– G. T., 25 vjeç, banues në lagjen ”1 Maji”, Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Vjedhja”;

– V. B., 31 vjeç, banues lagjen ”10 Korriku”, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

– S. H., 40 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër;

– F. H., 46 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe,-njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY