Prokuroria hesht, ISHP sulmon opozitën: Po çoroditin qytetarët për testet e COVID

Prokuroria hesht, ISHP sulmon opozitën: Po çoroditin qytetarët për testet e COVID

117
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, mjeku Bardh Spahia ka vazhduar denoncimet me fakte per institucionet shëndetësore të shtetit me falsifikimin e rezultateve të testeve, për COVID-19.

Edhe ditën e djeshme Spahia publikoi teste të cilat dilnin ndryshe në laboratorin e QSUT dhe ndryshe në një prej spitaleve private që është lejuar për këtë procedurë, ndërkohë që është e pritshme heshtja e prokurorisë, por e pakuptueshme mos ndërhyrja e prokurorisë.

Pas deklaratës së tij reagoi edhe Instituti i Shëndetit Publik. ISHP akuzon se opozita po çorodit qytetarët dhe testet që përdoren në laboratorët e ISHP-së, janë të certifikuara, ndersa nga Prokuroria nuk asnje levizje, qofte dhe per te nisur nje hetim mbi denoncimet.

“Testet janë të certifikuara, padituria nuk duhet të çorodisë qytetarët. Në vijim të deklaratave të bëra nga një ish deputet i Partisë Demokratike, dhe të ndara më pas në faqen e kësaj partie, Instituti i Shëndetit Publik siguron qytetarët shqiptarë, se laboratorët tanë të kryerjes së analizave PCR, janë të standarteve më të larta të cilësisë dhe sigurisë. Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, JANË TË ÇERTIFIKUARA!

Kitet dhe reagentët e përdorura nga ISHP janë të standarteve ndërkombëtare, prodhuar nga kompani lider në sistemet dhe reagentet bioteknologjike, të ekstraktimit dhe amplifikimit të acideve nukleike. Me këto kompani punojnë të gjitha vendet e BE-së.
Epidemiologët tanë të terrenit dhe ekspertët e shëndetit publik, si dhe ata të laboratorit të ISHP, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë të palodhur dhe shembullore, që nga dita e parë e pandemisë,
-thuhet ne reagim.

 

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY