Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet PD: Spitalet Covid 3 dhe 4 hapen...

Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet PD: Spitalet Covid 3 dhe 4 hapen kur të ezaurohen shtretërit

126
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur deklaratave të Partisë Demokratike se në dy spitalet Covid-3 dhe Covid-4 nuk ka asnjë pacient të shtruar.

MSH thotë se kjo do të ndodhë kur të ezaurohen shtretërit në dy spitalet e hapura.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, siguron edhe një herë qytetarët, se asnjë presje nuk ka ndryshuar nga strategjia jonë e përballimit të pandemisë Covid-19.

Siç kemi informuar edhe më herët, Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 janë tërësisht të pajisur dhe të gatshëm të presin personelin mjekësor që do të punojë, dhe qytetarët që do të marrin shërbim shëndetësor.

Por, siç e parashikon plani ynë – dhe siç e kërkon logjika – Covid-3 dhe më pas Covid-4, do të hapen pasi të jenë ezauruar shtretërit në Covid-1 dhe Covid-2. Kjo është edhe përgjigja ndaj shqetësimit të ngritur nga Partia Demokratike, se “ende në Covid-3 nuk është trajtuar asnjë pacient me Covid”. Pacientët do të trajtohet, kur ky spital të hapet., deklaron MSH.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY