Humb jetën një tjetër pacient tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’, vëllai akuza të...

Humb jetën një tjetër pacient tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’, vëllai akuza të rënda: Nuk i bënë tamponin, s’dimë nga çfarë vdiq

191
0
Shares

Një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend. Lajmin e ka konfirmuar vetë vëllai i viktimës, që ka humbur jetën sot në mesditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Në një prononcim për “News24”, vëllai i viktimës ka denoncuar mungesën e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital, që sipas tij nuk mjafton për të përballuar numrin e të shtruarve me Covid-19.

Ndërsa ka theksuar se prej dy javësh që vëllanë e kishte sjellë në gjendje të mirë, nuk ka pasur asnjë informacion për të ditur si ishte ecuria e tij, derisa sot i dhanë lajmin e rëndë.

Sipas vëllait të të ndjerit, ai ende nuk e di nëse viktima ishte pozitiv me koronavirus apo jo, teksa thekson se të afërmëve ende nuk i është bërë ende tamponi.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY