Zbardhet dëshmia e autorit që vrau mikun në Gjirokastër: Më shau dhe...

Zbardhet dëshmia e autorit që vrau mikun në Gjirokastër: Më shau dhe më tha “grek”

128
0
Shares

Pasi u zbardh ngjarja e ndodhur në ditën e djeshme aksin rrugor Poliçan-Suhë, ku u gjet i pajetë 57-vjeçari G. S, zbulohen dhe deshmite e para.

Pas 6 orë kërkimesh dhe kontrollesh në të gjithë zonën nga policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar të vrasjes, Mihal Thimjo.

Ndërkohë, 33-vjeçari Thimjo, i cili ka qene dhe muzikant, ka pranuar para policisë se e ka kryer krimin. Autori e ka pranuar krimin duke deklaruar se viktima i kishte thënë grek, shprehje të cilën ai e ka marrë si ofendim dhe më pas konflikti mes tyre ka marrë përmasa tragjike.

“Ai me shau e më ofendoi gjatë gjithë rrugës, më thoshte ju kaurët keni bërë para ndërsa unë jo. I thoja mos më shaj e mos më ofendo, por nuk ndalonte. Me qëlloi fillimisht me grusht në bark e më pas më goditi fort. Nuk durova dot e në atë moment e kam qëlluar më levë. Më humbi durimi mu errësuan sytë sepse nuk e prisja të më shante në atë mënyrë. Ne kemi qenë miq.”

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet gjatë kërkimeve janë gjendur në një banesë tjetër rrobat me të cilat viktima ka kryer krimin, të cilat dyshohet t’i ketë ndërruar për të humbur nga gjurmët e policisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY