Avokatët e Ylli Ndroqit: Pasuritë u sekuestruan me nxitim, hapi i radhës...

Avokatët e Ylli Ndroqit: Pasuritë u sekuestruan me nxitim, hapi i radhës që do ndërmarrim

117
0
Shares

Në ambientet e Ora News po mbahet një deklaratë për mediet nga avokatëve e Ylli Ndroqit.

Avokati Alban Qafa deklaron se pati nxitim per vendosjen e sekuestros. Avokatët e presidentit “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi do të ankimojnë vendimin e Gjykatës Antikorrupsion për vendosjen e sekuestros së 26 pasurive mes tyre dhe të RTV Ora dhe Ora News.

Nga ana e SPAK më 21 korrik 2020 u regjistrua procedimi penal dhe 7 ditë më pas,  më 28 korrik u regjistrua kërkesa e prokurorisë për vendosjen e sekuestros. Dokumenti është marrë në shqyrtim në maj, ndërkohë që kërkesa e organit të akuzës është depozituar në korrik. Kjo tregon nxitimin si të prokurorisë dhe të gjykatës për këtë vendim.

Qafa ka deklaruar para gazetarëve se pasuritë e tij janë të trashëguara ose të blera me kredi, përfshirë këtu edhe televizionin Ora.

Qafa u shpreh se aktivitetet në emër të Ndroqit janë të adituara nga shteti dhe kanë rezultuar pa probleme.

Ai përmendi edhe rastin e një tjetër gjyqi të nisur nga një media kundër qeverisë, duke deklaruar se ajo i ka shkaktuar shqiptarëve një humbje të madhe.

Avokatët e Ylli Ndroqit konferencë për shtyp

Avokatët e Ylli Ndroqit konferencë për shtypNdiqni konferencën e plotë këtu: https://youtu.be/uDOy8iwOeKQ

Publiée par Ora News sur Mercredi 5 août 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY