Vrasja e taksistit, policia identifikon autorin, disa të shoqëruar në Nikël e...

Vrasja e taksistit, policia identifikon autorin, disa të shoqëruar në Nikël e Rinas

176
0
Shares

Krimet e Rënda në Policinë e Tiranës duket se kanë identifikuar autorin e vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla.

Dy ditë pas krimit të mistershëm, burimet thonë se sot ka nisur një operacion policor. Gjatë mesditës janë shoqëruar disa persona në zonën e Rinasit dhe Niklës.

Adbulla Budlla është qëlluar me 7 plumba nga një makinë në lëvizje, por në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja. Kjo duket se flet për një krim të organizuar, gjë që përjashton mundësinë e ndonjë vrasjeje pas një konflikti të çastit.

Dy ditë pas vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla, policia tha se ka një pistë ku po heton për zbardhjen e ngjarjes. Hetuesit dyshojnë se shkak për ekzekutimin kanë qenë konfliktet që ai ka pasur prej kohësh me kushërinjtë që jetojnë po në fshatin Fushë-Prezë. Nga ana tjetër familjarët kanë mohuar në polici që ai të ketë pasur konflikte.

Policia dyshon se taksisti 71-vjeçar Abdulla Bullda mund të jetë vrarë tri ditë më parë për shkak të konflikteve që ka pasur vitet e fundit me kushërinjtë që jetojnë në Fushë Prezë.

vijon..

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY