Nisin hetimet për punonjësin, dyshohet se la pa drita fshatrat e Malësisë...

Nisin hetimet për punonjësin, dyshohet se la pa drita fshatrat e Malësisë së Madhe

165
0
Shares

Prokuroria nis hetimet lidhur me një ngjarje të paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malësinë e Madhe.

Sipas policisë punonjësi ka stakuar energjinë elektrike të një HEC-i privat duke lënë në errësirë për afro 7 orë disa fshatra në këtë njësi administrative, duke përfshirë edhe zonën turistike të Thethit.

“Punëtori stakon HEC-in privat, mbeten pa drita fshatra të Malësisë së Madhe. Prokuroria nis hetimet për motivet…Disa zona të Malësisë së Madhe qëndruan dje për afro 7 orë pa energji elektrike pasi HEC-i privat i Ndërlysës pushoi së punuari.

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, mbetën pa furnizim zonat e njësive administrative Shalë, Shosh dhe Kir, përfshi dhe zonën turistike të Thethit.

Nga informacionet paraprake mësohet se stakimi erdhi nga vet punëtori i turnit në HEC, arsyet e të cilit po hetohen nga prokuroria.

Të gjendur para kësaj situate, drejtoria e OSSH Rajoni Shkodër mundësoi furnizimin e zonës përfshi dhe Thethin me anë të linjës dytësore nga NST Shkodra1.

Sakaq, sot paradite është bërë e mundur furnizimi nga HEC Ndërlysë. OSSH u kërkon ndjesë abonentëve të këtyre zonave për këtë anomali të krijuar në furnizimi me energji elektrike”, përfundon njoftimi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY