Tabaku përmend shifrat nga KLGJ dhe FMN: Detyrimet e prapambetura, dështimi kuptimplotë...

Tabaku përmend shifrat nga KLGJ dhe FMN: Detyrimet e prapambetura, dështimi kuptimplotë i kësaj qeverie

117
0
Shares

Teksa ka rikthyer vemendjen tek detyrimet financiare, ish-deputetja Jorida Tabaku ka treguar se kryeministri Rama dhe qeveria e oligarkëve ka grumbulluar borxhe ndaj biznesit prej 70 mld lekë ndërkohë që pretendon se do të rrisë shpenzimet në infrastrukturë si vit elektoral.

Ish-deputetja sjell ndermend raportet e fundit nga KLSH dhe FMN. Sipas saj në vitin 2018 detyrimet e prapambeturra sipas raportit zyrtar të KLSH ishin 60.3 mld lekë ndërkohë që gjasat janë që detyrimet reale për 2019 do jenë edhe më të larta.

“Rritja e detyrimeve të prapambetura, që është kthyer në gangrenë, dëshmon se qeveria nuk ka një vizion të qendrueshëm ekonomik. Mes kontratave me PPP që po përthajnë të gjitha taksat e shqiptarëve, qeveria ka fryrë më shumë se çfarë mundet dhe shpenzimet e buxhetit. Rezultati do të jetë gjithnjë e më shumë katastrofik për ekonominë e vendit që nuk po merr mbështetjen e duhur. Paketat ekonomike të qeverisë ishin qesharake dhe të padobishme për biznesin, garancia sovrane ishte një karrem ku bizneset nuk ranë pre, ndërsa aktualisht mungon një paketë rigjeneruese për ekonominë”,-shkruan ajo.

Tabaku thote se vendi ka nevojë për frymëmarrje, ekonomia ka nevojë për incentiva dhe politika të reja fiskale. Ketu ajo permend se taksa 9% për të punësuarit, heqja e tarifave të tepërta dhe përgjysmimi i lejeve dhe licencave janë vetëm një hap i asaj çfarë  PD dhe opozitë ofron.

“Prioritet për qeverisjen tonë nesër do të jenë edhe disbursimet e TVSH-së, Shqipëria nuk do të jetë më kampionia e detyrimeve të prapmbetura dhe sistemi nuk do të jetë më alibia e askujt”,-shprehet ajo.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY