Gjendet trupi i pajetë i gruas në Himarë, zbardhet dëshmia e njërit...

Gjendet trupi i pajetë i gruas në Himarë, zbardhet dëshmia e njërit prej të mbijetuarëve

273
0
Shares

Eshtë gjetuar në Himarë trupi i pajetë i gruas që u mbyt në det gjatë ditës së sotme si shkak i një furtune të madhe që përfshiu bregun si shkak i motit të keq.

Një milje përballë Dhërmiut, Policia Kufitare në bashkepunim me Rojen Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R.

Gruaja e identifikuar si Mirela Rama u zhduk në det pasi kishte dalë për peshkim bashkë me familjarët e saj dhe një të afërm të tyre.

Si pasojë e motit të keq, mjeti lundrues me të cilin ata udhëtonin është përmbytur, ndërsa janë shpëtuar bashkëshorti Robert Rama, bashkë me djalin e tyre Avdyl Rama dhe personin tjetër që ndodhej në varkë me ta Fatjon Resulaj.

Robert Rama dhe Fatjon Resulaj janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa djali është dërguar në spital në gjendje më të rëndë.

Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”, tha i mbijetuari Resulaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY