Ish-deputeti tregon rastin e personelit shëndetësor: Edhe testet sereologjike dalin gabim, qeveria...

Ish-deputeti tregon rastin e personelit shëndetësor: Edhe testet sereologjike dalin gabim, qeveria hesht

121
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetet sociale denoncon se edhe testet sereologjike kanë rezultat të gabuar. Spahia shkruan se një personel mjekësor, i cili është testuar në QSUT dhe në një spital privat, ka marrë rezultat të ndryshëm, njëherë pozitiv dhe njëherë negativ.

Një anëtar i këtij personeli testohet tek laboratori i QSUT dhe del negativ. Përsërit testin serologjik tek spitali amerikan dhe del pozitiv!!!! A kemi problem me procedurat e testimit apo kitet e përdorura? Si ka mundësi që i njëjti test del me rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm? A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë? Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë?

Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës”,-shprehet Spahia.

Nderkaq, per ish-deputetin, akoma më serioze është situata, pasi Shqiperia mbetet vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, edhe ato me rezultate të dyshimta.

Serbia: 80 519 teste/1 milionë banorë
Mali i Zi: 58 515 teste /1 milionë banorë
Maqedonia e Veriut 51 300 teste /1 milionë banorë
Bosnje Hercegovina: 43 910 teste /1 milionë banorë
Shqipëria: 13 033 teste/1 milionë banorë

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY