Shpëtohen pjesëtarët e një familje në Himarë, Policia: Gruaja dyshohet të jetë...

Shpëtohen pjesëtarët e një familje në Himarë, Policia: Gruaja dyshohet të jetë mbytur

135
0
Shares

Shpëtohen nga Policia kufitare dhe Roja bregdetare tre shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det paraditen e sotme në Himarë, si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq.

Por autoritetet po vijojnë kërkimin intensiv në det, për gjetjen edhe të një gruaje që dyshohet se është mbytur.

Ata kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos për shkak të motit të keq. Tre pjesëtarët e një familje dolën për të mbledhur rrjetat në det. Mësohet se babai dhe djali kanë dalë nga deti por është në kërkim gruaja.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende”.

Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY