Ndreu mbështet pronarët e lokalëve: Gjithkush e di se dasmat në Shkodër,...

Ndreu mbështet pronarët e lokalëve: Gjithkush e di se dasmat në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë nuk i ndalon askush

149
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar në rrjetet sociale për atë që ai e quan ndalim selektiv të dasmave dhe diskriminim për bizneset në qytetin e tij, nga ana e Policisë.

Teksa i bashkohet shqetësimit të pronarëve të lokaleve të dasmave në Lezhë, të cilët një ditë më parë ngritën zërin për situatën e krijuar, thotë se “gjithkush e di se dasmat ne Shkoder, Tirane, Durres, Vlore etj. nuk i ndalon askush”.

Ai bën thirrje që ndalimi, përcaktuar me akt normativ për shkak të koronavirusit, të jetë njësoj për të gjithë.

“Ose nje protokoll me numer te limituar pjesmarresish, sepse eshte shume e rende ti ndalosh dasmen tjetrit. Ata qe i shkruajne ca gjera si duket se kane haberin se ca dmth me te prishe dasmen…”, shkruan me ironi Ndreu.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY