Një shpërthim masiv tronditi të martën kryeqytetin e Libanit, Bejrut duke shkaktuar te pakten dhjete viktima e disa dhjetra te plagosur. Shpërthimi i pasdites tronditi disa pjesë të kryeqytetit të vendit dhe një re tymi e dendur ka mbushur qendren e tij.
Sipas njoftimeve shpërthimi ishte përqendruar pranë portit të Bejrutit duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë e copëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg.
Një fotograf i “Associated Press” që ndodhej në afërsi të portit të Bejrutit tha se kishte parë njerëz të plagosur të shtrirë në tokë dhe shkatërrim të shkallë të gjerë.
Ndërkohë sipas “Reuters”, Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Libanit, NNA dhe dy burime të sigurisë thanë se shpërthimi kishte ndodhur në zonën e portit ku ka depo me eksplozivë. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.
Shpërthimi ndodh ndërsa një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara po zhvillon një proces gjyqësor ndaj katër personave që i përkasin grupit shiit Hezbollah. Ata dyshohet se kanë vrarë ish-udhëheqësit sunit të Libanit, Rafik Hariri, gjatë një sulmi me një kamion me eksploziv 15 vite më parë, ngjarje që shkaktoi trazira rajonale. Gjykata ka në plan të marrë një vendim të premten, një zhvillim që mund të trondisë vendin sërish.
Pamjet ne nje video tregojne se si nje hotel zhduket plotesisht nga shperthimi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/