Pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë në protestë: Policia selektivitet, vetëm...

Pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë në protestë: Policia selektivitet, vetëm ne po gjobitemi

117
0
Shares

Vetëm gjatë dy javëve të fundit në Lezhë janë ndëshkuar 12 subjekte ë ushtronin aktivitet publik duke realizuar dasma, por nuk ka asnjë të ndëshkuar në Kurbin dhe Mirditë.

Pas situatës së krijuar dhe mbylljes përfundimtarë të këtyre bizneseve, pronarët e tyre kërkojnë që qeveria të rishikojë paketën e mbështetjes financiare edhe për ta.

“Ka selektivitet dhe mos respektim të aktit normativ në mënyrë të barabartë”.

Kështu deklarojnë për mediat, pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë, të cilët protestuan sot, pasi pretendojnë se ashpërsia e policisë po bëhet vetëm ndaj subjekteve në Bashkinë e Lezhës, por nuk ndodh kështu në Kurbin e Mirditë.

Sipas tyre kështu ndodh edhe në qytete të tjera, ku dasmat zhvillohen normalisht madje duke marrë edhe ato tashme të anuluara në Lezhë për shkak të COVID-19.

Këto biznese kërkojnë vlerësim të situatës dhe trajtim të njëjtë për të gjitha subjektet në të gjithë vendin.

/DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY