FOTO/Katër lajme pozitive dhe të reja nga kali i qyqes në Shqipëri

FOTO/Katër lajme pozitive dhe të reja nga kali i qyqes në Shqipëri

397
0
Shares

Ne nje njoftim zyrtar te AOS, organizates qe merret me kujdesin e vecante ndaj specieve ne Shqiperi, ndahen per qytetaret katër lajme të reja dhe shumë pozitive për rimëkëmbjen e Kalit të Qyqes ( ) në Shqipëri.

AOS me ekipet e saj ka bere vrojtimin e një çifti në rrjedhën e sipërme të lumit Vjosë, në një territor që dikur ishte i zënë vëtëm nga një individ. Ekspertët e AOS kanë vrojtuar nga pranë individin e dytë ndërkohë që disa përkujdesës lokalë konfirmojnë vrojtimin e ciftit në fulutrim në fillim të muajit korrik 2020,

Po ashtu eshte bere vrojtimin i një çifti në fluturim, në një prej territoreve të okupuar më parë. Monitorimet në vazhdimësi do të konfirmojnë nëse është çift i ardhur nga territore fqinje, apo kemi të bëjmë me një territor të ri-okupuar,

Lajmi tjeter ka te beje me vrojtimin e një individi të Kalit të Qyqes në një territor të paraportuar në 10 vitet e fundit në Shqipëri duke çuar në 11 numrin e territoreve të zëna në Shqipëri në 2020,

Gjithashtu jane realizuar dhe fotot e para të pasardhësit të parë, për këtë sezon, të ciftit folezues të Kalit të Qyqes në një prej territoreve të ndodhura në “Zonën e Rëndësisë Globale për Shpendët në Gjirokastër”.

Megjithë lajmet pozitive të këtij sezoni nga Lugina e Vjosës, Kali i Qyqes mbetet tepër i rrezikuar në Shqipëri dhe më gjerë. Specia vijon të përballet me helmimin indirekt, përplasjen me infrastrukturën e energjisë elektrike, shqetësimin/persekutimin dhe degradimin e habitateve të ushqimit dhe folezimit.

Monitorimi i dytë për këtë sezon përgjatë luginës së Drinos u krye nga një ekip i përbashkët i AOS dhe anëtarë të grupit lokal konservues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY