Anëtari i Komisionit të Vlerësimit në Partinë Demokratike Genc Ruli, duke folur për mediat nga selia blu, deklaroi se ky process është shumë i rëndësishëm.
Genc Ruli në një prononcim për mediet tha se ftesa e PD-së kundrejt tij është një shenjë pjekurie e kësaj partie.
Si pjesë e komisionit përzgjedhës për kandidatët e PD-së Ruli u shpreh se ky komision ka në përbërje gjenerata të ndryshme.
Genc Ruli: Takimi ishte i domosdoshëm sepse u kërkua vetë nga anëtarët e komisionit. Është një komision që vepron më së pari mbi besimin që duhet të ketë anëtarësia e PD-së. Mendoj se po t’i shohësh janë gjenerata të ndryshme të historisë së PD-së. Pavarësisht ndryshimeve që kanë, cilësia e tyre është se janë gjakftohtë dhe pavarësia për të përzgjedhur kandidaturat.
Ky proces është deklaruar nga Basha është një politikë e hapjes. Unë vetë para 3 viteve kam qenë kritik ndaj disa proceseve në atë kohë. Ftesa që më bëhet mua është një shenjë e pjekurisë dhe mendjehapjes së PD-së. Sot kam bindjen dhe jam dakord me veprimtarinë e PD-së në dy vitet e fundit. Ndjehem i vlerësuar që mund të jap kontribut sot në përzgjedhjen e një ekipi kandidatësh sa më cilësor, në atë që do të jetë një nga fitoret më të mëdha të PD-së.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/