Ish Mbreti largohet nga vendi pas akuzave per korrupsion 100 milione

Ish Mbreti largohet nga vendi pas akuzave per korrupsion 100 milione

151
0
Shares

Oborri mbretëror në Spanjë bën me dije se ish mbreti Juan Carlos ka njoftuar të birin, Mbretin Felipe në lidhje me vendimin për t’u larguar nga vendi, pas daljes në sipërfaqe të disa akuzave ndaj tij për korrupsion.

Në qershor, Gjykata e Lartë në Spanjë nisi një hetim në lidhje me përfshirjen e ish monarkut Juan Carlos në një kontratë me Arabinë Saudite për ndërtimin e një linje hekurudhore të shpejtësisë të lartë, për të cilën gazeta zvicerane “La Tribune” shkroi se ish mbreti spanjoll ka marrë 100 milionë dollarë. 82-vjeçari Juan Carlos i ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza.

Të hënën, avokati Sanchez-Junco deklaroi se pavarësisht vendimit për t’u larguar nga vendi, ish mbreti është i gatshëm t’i përgjigjet drejtësisë në çdo moment.

Gazeta vendase El Mundo raporton se Juan Carlos është larguar tashmë nga Spanja, pa e specifikuar destinacionin e tij.

Në njoftimin e Pallatit Mbretëror thuhet se ish mbreti mori iniciativën të largohej që djali i tij të ushtronte detyrën i pa shqetësuar, por për shumë kjo shihet si një lëvizje për të mbrojtur monarkinë e goditur shumë rëndë nga ky skandal.

“I udhëhequr nga dëshira për të bërë atë që është më e mira për t’i shërbyer popullit spanjoll, institucioneve të tij dhe ju si Mbret, ju informoj për vendimin tim për t’u larguar nga Spanja”, shkruhet mes të tjerash në letrën e ish drejtuesit të fronit.A2news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY