Gjobiten lokalet e dasmave në Lezhë, disa prej tyre shkelës përsëritës

Gjobiten lokalet e dasmave në Lezhë, disa prej tyre shkelës përsëritës

113
0
Shares

Teksa vendi shenon rritje te numrit te infektimeve, policia ndeshkon lokalet dhe ata qe organizojne dasma ne kohe koronavirusi.

Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet për zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa bën me dije se gjatë kontrollit ka evidentuar në shkelje 8 subjekte, tre prej tyre .

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatrat Dajç, Manati, Tresh, Ishull Lezhë, Ishull Shëngjin dhe Shëngjin, 8 subjekte që organizonin ceremoni martesore dhe aktivitete të ndryshme, në kundërshtim me Aktin Normativ, 3 prej në mënyrë të përsëritur.

Për 3 subjektet që ishin përsëritës, me administratorë shtetasit Y. Z., F. B. dhe P. Gj., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 3.000.000 lekë për 1 subjekt në Shëngjin, me administrator Z. M., si dhe masë administrative 1.000.000 lekë, për 1 subjekt në fshatin Dajç, me administrator shtetasin N. N., për 2 subjekte në fshati Tresh, me administratorë shtetasit M. M. dhe N. P. dhe për një subjekt në Ishull Shëngjin, me administrator shtetasin Ç. Gj., pasi kanë organizuar aktivitete të ndryshme në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë”,-njofton policia.

Gjithashtu Policia e Lezhës bën me dije se do të vijojë kontrollet dhe apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY