‘Presion për fjalën e lirë’, drejtori i informacionit të RTV Ora:...

‘Presion për fjalën e lirë’, drejtori i informacionit të RTV Ora: Sulm politik pas gjyqit me Veliajn

120
0
Shares

Drejtori i informacionit  të RTV Ora dhe Ora News Brahim Shiha e quan vendim politik dhe presion per te mbyllur dy televizionet ne nje kohe kur zoti Ndroqi eshte në gjyq me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Me të njëjtat akuza që zoti Veliaj ngre ndaj zotit Ndroqi edhe SPAK merr një nismë te tille.

Pak muaj më parë dështoi tentativa e parë për mbylljen e ekranit dhe këtë herë po tentohet me një presion tjetër kur Ora mbetet një nga televizionet më opozitar dhe që kanë shfaqur atë që është e vërtetë në të gjithë Shqipërinë.

Kujtojmë se gjithë kjo nismë ëhstë në kohën kur presidenti i Yldon Media Grup është në gjyq me Erion Veliajn, i cili në deklaratat që ka bërë në media ka hedhur akuza të paqena. Pikërisht me të njëjtat akuza që Veliaj ngre ndaj z. Ndroqi, edhe SPAK merr një nisëm me deklarata për trafiqe ose për abuzime të tjera. Kur ka ndodhur ndonjëherë tjetër që për deklarime pasurie policia ka shoqëruar në mënyrë t ëtillë me forca të shumta policie me maska. Është vetëm sekuestrimi i një automjeti. Nuk më duket normale që ky nuk është presin politik ndaj televizionit Ora.

Brenda pak muaj është tentativa e dytë për të bllokuar zërin e të vërtetës. Avokatët do të apelojnë vendimin, sepse është një vendim absurd. Ditën e sotme do të mblidhet edhe bordi për të dalë në një qëndrim. Ndërsa nga unë si drejtues i informacionit keni vetëm një fjalë: Të jemi me të vërtetën dhe asnjëherë të mos ndalojmë!”,-eshte shprehur ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY