Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi: Tentuan t’i merrnin makinën, brenda 5 ditësh...

Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi: Tentuan t’i merrnin makinën, brenda 5 ditësh apelojmë vendimin

345
0
Shares

Avokat i Ylli Ndroqit ka deklaruar jashtë dyerve të Policisë së Tiranës se forcat operacionale kanë tentuar t’i merrnin klientit të tij makinën me të cilën ai po udhëtonte.

Ai u shpreh se brenda 5 ditësh, Ndroqi do ankimojë vendimin për sekuestrimin e pasurive në apelin e SPAKUT.

“Ka qenë me mjetin e tij. Kanë shkuar forcat operacionale pas një urdhri për t’i marrë makinën me të cilët udhëtonte. Kemi ardhur në drejtorinë  Policisë së Tiranës. Na është komunikuar urdhri për sekuestrimin. Na është dhënë vendimi në dorë. Për 5 ditë do e apelojmë në Apel të SPAKUT”, u shpreh ai.

“Zoti Ylli Ndroqi do të provojë para gjykatës se pasuria e tij është e ligjshme dhe e vendosur nga bizneset e tij. Ky është një sulm politik ndaj Ylli Ndroqit, pasi ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj”, deklaroi avokati Alban Qafa.

SPAK arsyeton se sekuestro është vendosur për shkak se ekziston rreziku për humbjen, për marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.

Pjesë e pasurive të sekuestruara janë edhe 2 apartamente, 5 automjete, 7 troje dhe një sipërfaqe pylli si edhe televizionet Ora News, Channel One si dhe shoqëritë ‘Yldon’, “Rendon oil” e “Don-Ucd”, “Interkinex”, “Albania Bay Marine”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY