Vdekja e mjekut pneumolog nga Covid-19, ministria jep detajet: Kishte sëmundje shoqëruese

Vdekja e mjekut pneumolog nga Covid-19, ministria jep detajet: Kishte sëmundje shoqëruese

137
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuuar humbjen e jetës së mjekut Anibal Byberi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e Covid-19.

Në një reagim për mediat, ministria jep detaje, teksa thotë se mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore”.

Ministria thekson se mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.

“Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY