Koronavirusi mbyll një tjetër çerdhe në Tiranë

Koronavirusi mbyll një tjetër çerdhe në Tiranë

150
0
Shares

Një tjetër çerdhe në Tiranë është mbyllur për shkak të COVID-19.

Bëhet fjalë për çerdhen 42 pranë zonës së njohur si  “Oxhaku”, ku disa edukatore dhe pjesëtarë të tjerë të stafit kanë dalë pozitivë në testin e koronavirusit.

Prindërit janë njoftuar nëpërmjet sms-ve që të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe nga e hëna.

Sipas burimëeve, tamponi u është bërë edhe pjesës tjetër të stafit të çerdhes, të cilët kanë patur kontakte me të infektuarat.

Kujtome se në qershor në Laprakë u mbyll kopshti n.11, ndërkohë që në zonën e ish-Bllokut u mbyll me urgjencë çerdhja numër 16, si pasojë e infektimit të disa edukatoreve, ndërkohë që pak ditë më parë në Allias u mbyll kopshti n. 27.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY