Hoti me koronavirus, Vetëvendosje akuzon kryeministrin: Pas testimit nuk u vetëizolua

Hoti me koronavirus, Vetëvendosje akuzon kryeministrin: Pas testimit nuk u vetëizolua

90
0
Shares

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila ka akuzuar kryeministrin Hoti, duke thënë se ky i fundit nyuk është vetëizoluar oasi ka kryer testimin për COVID-19, por ka vazhduar të takohet me persona të ndryshëm.

Ajo shprehet se kjo është një arsye më shumë për ta shkarkuar Hotin, për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit.

Pse z. Hoti pasi u testua doli në terren dhe takoi dhjetëra njerëz e biznese të cilët sot të gjithë potencialisht janë të rrezikuar e sigurisht disa prej tyre, nuk do t’iu jepet as mundësia për t’u testuar. Asnjëri nga ta nuk ia pat me borxh të marrë virusin nga Kryeministri. A do të thotë kjo që në javën kur vdekshmëria nga pandemia arriti kulmin më të lartë, Kosova ka një Kryeministër që injoron protokollin, vënë në rrezik bashkëpunëtorët dhe qytetarët e vendit me vizita tē paarsyeshme për kohë pandemie”, shkruan ndër të tjera deputetja.

Por, Hoti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është testuar të dielën rreth orës 16:00 dhe se menjëherë është izoluar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY