Greqia ndryshon vendim, deri kur lejon fluturime me Shqipërinë nga aeroporti i...

Greqia ndryshon vendim, deri kur lejon fluturime me Shqipërinë nga aeroporti i Athinës

239
0
Shares

Autoriteti Grek i Aviacionit Civil ka njoftuar se është lejuar që të udhëtohet për në Greqi dhe që nga Greqia deri më datën 15 gusht.

Autoriteti Grek i Aviacionit Civil njoftoi se do të lejohen të gjitha fluturimet për në Greqi, nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të ulen vetëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, të gjitha fluturimet nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lejohen të ulen vetëm në Athinë deri të Shtunën e 15 Gushtit.

Aeroportet e tjerë do të mbeten të paaksesueshëm për shkak të masave parandaluese të vendit kundër pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë, autoritetet greke zgjatën të premten pezullimin e përkohshëm të fluturimeve nga dhe për në Turqi deri të Shtunën e 15 Gushtit. Autoriteti gjithashtu njoftoi se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi nga një aeroport i Emirateve të Bashkuara Arabe, Bullgaria dhe Rumania janë të detyruar të paraqesin një rezultat negativ të testit për Covid-19 pas mbërritjes. Rregullat parashikojnë se testi duhet të kryhet deri në 72 orë para se udhëtarët të hyjnë në Greqi.

Të gjithë udhëtarët për në Greqi janë ende të detyruar të plotësojnë Formularin e Identifikimit të Pasagjerëve 24 orë para se të hyjnë në vend.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY