Percillet per ne varreza nena e Kryeministrit Rama, mesazhi i dy vellezerve...

Percillet per ne varreza nena e Kryeministrit Rama, mesazhi i dy vellezerve per ceremonine

943
0
Shares

Nena e kryeministrit shqiptar, Aneta Rama u varros sot pasdite.

Nje numër i vogël njerëzish kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të saj, mesditën e kësaj të shtune per shkak te situates se pandemise.

Kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi iu drejtuan me një mesazh miqve dhe të afërmve duke kërkuar mirëkuptimin e tyre për përcjelljen për në banesën e fundit të Aneta Ramës, për shkak të situatës nga Covid-19.

Mesazhi i Edi dhe Olsi Rames:

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY