Flor Qorri’ vdiq me kafkë të çarë, ekspertiza tregoi dhunën e ushtruar...

Flor Qorri’ vdiq me kafkë të çarë, ekspertiza tregoi dhunën e ushtruar nga dy autorët e dyshuar

470
0
Shares

Ka dalë ekspertiza paraprake e kryer nga mjekët e Mjekësisë Ligjore, për vdekjen e 40-vjeçarit Florjan Lamçe i cili u vra pas një sherri me dhëndrin e ish kryebashkiakut socialist të Elbasanit Qazim Sejdini dhe shkokut të tij.

‘Vdekja e tij është shkaktuar nga një goditje e fortë në kokë me këmbën e karriges, e cila i ka çarë kafkën, dhe, sërish nga goditjet, ai ka pësuar edhe një çarje të aortës në parakrahun e majtë’, thuhet mes të tjerave në këtë ekspertizë.

Analizat e gjakut si edhe të alkoolit u janë marrë edhe dy të dyshuarve të tjerë, Sokol Sanxhaktari si edhe Adriano Hajdari, ku paraprakisht që të dy kanë rezultuar të dehur në momentin që kanë kryer krimin.

Sokol Sanxhaktari, që është edhe dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, është vënë në pranga së bashku me Adriano Hajdarin, të dyshuar si autorët e vrasjes se 40-vjeçarit Florjan Lamçe. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe marrjen e dëshmive të dy të dyshuarve, zyrtarisht Policia e Elbasanit tha se të dy ata, dyshohet se 40-vjeçarin Lamçe e kanë vrarë me dashje dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzë me të cilën do të përballen përpara drejtësisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY