Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.
Ai ka falenderuar të gjjthë ata që janë lutur për shëndetin e tij, derisa ka thënë edhe disa fjalë për ata që i kanë uruar vdekjen.
“Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time. Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë. Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë ështe që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtesia”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë të prekur me këtë sëmundje dhe u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit.
“Covid-19 po bënë të veten, por ne duhet ta bëjmë tonën, të respektojmë rregullat që kërkohen nga institucionet shëndetësore.Uroj që ata që janë prekur me Covid-19 të shërohen sa më shpejtë, kurse me dhembje të thellë u shpreh ngushëllime të gjitha familjarëve që humbën të afërmit e tyre”,-ka mbyllur reagimin e tij.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/