“Mësimet e Korrikut me 93 viktima”, flet eksperti i shëndetit publik: Katër...

“Mësimet e Korrikut me 93 viktima”, flet eksperti i shëndetit publik: Katër dështimet dhe rreziku në stinën e virozave

97
0
Shares

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho bën një analizë të situatës së koronavirusit në vendin tonë, gjate muajit që sapo lamë pas, korrikut, që ai e quan një muaj të dhimbshëm.

Në fakt ishte ashtu, me 93 jetë të humbura nga virusi. Sipas Dashos janë një sërë gjerash që nuk kanë funksionuar, që ai i analizon më poshtë, por bën edhe një paralajmërim për stinën e virozave që na pret pas gushtit.

POSTIMI NE FACEBOOK

Për të njëtjën periudhë, Spanja aq e goditur gjatë muajve të parë të epidemisë dhe me një popullsi 17 herë më të lartë se Shqipëria pati vetëm 90 vdekje!

Në se krahasimet bëhen për 1 milion banorë, pamja duket qartazi më e rëndë. 33 vdekje për 1 milion banorë në Shqipëri janë 16 herë më të larta se Gjermania madje edhe 5 herë më të larta se Italia që ishte vendi më i goditur prej COVID-10 në Europë. Gjatë muajit korrik, Gjermania pati vetëm 2 vdekje dhe Italia vetëm 6 vdekje për 1 milion banorë.
ÇFARË NDODHI NË SHQIPËRI DHE SI ARRITI SITUATA DERI NË KËTË PIKË?

Së pari, dështoi drejtimi dhe organizimi i përgjigjes ndaj epidemisë. Politikanët dhe drejtuesit shqiptarë vazhdojnë t’a lidhin punën me dukjen. Për ta dalja në kamera duke dhënë këshilla, duke inspektuar apo edhe duke kërkuar llogari, është bërë sinonim i punës. Me sa duket, virusi nuk u impresionua aspak nga kjo dhe vazhdoi “punën” e vet i papenguar.

Së dyti, komiteti i ekspertëve konfirmoi edhe njëherë paaftësinë e vet. Nuk u kuptua tendenca e qartë e muajit qershor ku u konstatuan më tepër raste COVID se gjatë tre muajve të parë të epidemisë (1,398 përkundrejt 1,137) dhe një numër pothuajse i njëjtë vdekjesh (30 jetë të humbura në qershor përkundrejt 33 jetëve të humbura gjatë mars-maj). Komiteti jo vetëm që nuk e kuptoi këtë tendencë, por qëndroi refraktiv edhe ndaj paralajmërimeve që erdhën prej autoriteteve shkencore shqiptare që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Korriku ishte pasojë e drejtpërdrejtë e qershorit.

Së treti, ende nuk po aplikohet trinomi Testo-Gjurmo-Trajto. Për nga numri i testeve Shqipëria vazhdon të jetë në vendin e fundit në Europë. Megjthëse mesatarja e rasteve gjatë muajit korrik ishte 7 herë më e lartë në krahasim me periudhën mars-maj, numri i testeve u rrit më pak se 2 herë duke arritur një shkallë pozitiviteti mbi 20%. Gjurmimi korrekt me këtë numër rastesh është i pamundur sepse personeli i angazhuar është i njëjti me periudhën e parë të epidemisë.
Trajtimi vazhdon të jetë i përqendruar në QSUT dhe Shefqet Ndroqi, duke bërë që pacientëT të paraqiten me vonesë për të kërkuar kujdes të specializuar, çka mund të jetë ndër arsyet kryesore të vdekshmërisë së lartë.

Së fundi, parandalimi primar vazhdon të jetë i goditur rëndë me një publik thellësisht mosbesues ndaj masave që i komunikohen. Nuk zbatohet distancimi social, mbajtja e maskave në mjedise publike, madje as edhe izolimi i personave të diagnostikuar apo të dyshuar.

Kjo sepse qeveritarët vazhdojnë të japin shembuj papërgjegjshmërie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk përdorte maskë në takime me njerëzit deri dy ditë para se të diagnostikohej me COVID, Kryministri bën gallatë në publik duke e quajtur COVID-in “stafetë”, kurse Parlamenti mblidhet në sesion të rregullt (jo online) në kohën kur një koleg i tyre nisej për trajtim të specializuar për COVID jashtë vendit. Në këto kushte, a duhet publiku të besojë refrenin e përditshëm që bën thirrje për mbajtjen e maskës në publik?!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY