Presidenti Meta dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Presidenti Meta dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

155
0
Shares

Presidenti Ilir Meta këtë të premte ka miratuar ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Meta në reagimin e tij thekson se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurtë të rrugëtimit Europian të Shqipërisë.

Ndër të tjera ai thekson se këto ndryshime ishin dakortësimimi i të gjithë palëve  politikë në vend.

Gjithashtu kreu i shtetit edhe një herë bën thirrje palëve politike se dialogu politik, gjithëpërfshirës, transparent dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY