I akuzuar për vrasjen e Florian Lamçes, zbardhet dëshmia e dhëndrit të...

I akuzuar për vrasjen e Florian Lamçes, zbardhet dëshmia e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit

366
0
Shares

Një ditë pas arrestimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, teksa së bashku me një shok tjetër, sipas policisë vranë me sende të forta të riun Florian Lamçe, zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit.

Dhëndrri i ish-kryetarit të bashksië së Elbasanit, Qazim Sejdinit, ka treguar për policinë se me viktimën kanë pasur lidhje të mira miqësie. Sipas tij, takimi në lokal ka kaluar mes pijeve të ndryshme dhe ai nuk kujton fare se cfarë ka ndodhur.

“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Ardianon dhe me Florianin tek lokal Piazza dhe kemi pirë shumë, pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”,-ka thënë ai.

Sokol Sanxhaktari, që është edhe dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, është vënë në pranga së bashku me Adriano Hajdarin, të dyshuar si autorët e vrasjes se 40-vjeçarit Florjan Lamçe. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe marrjen e dëshmive të dy të dyshuarve, zyrtarisht Policia e Elbasanit tha se të dy ata, dyshohet se 40-vjeçarin Lamçe e kanë vrarë me dashje dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzë me të cilën do të përballen përpara drejtësisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY