Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha ka martuar ditën e djeshme në mbrëmje të birin. Të ftuar në ceremoninë e shtrenjtë e luksoze ishin të gjithë shefat e prokurorisë, përfshirë edhe kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Dasma, e cila u zhvillua në Vorë, u celebrua nga kreu i bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj dhe prezenca e tij në këtë ceremoni pati ndikim të veçantë e ra në sy. Kjo për faktin se Prokuroria e Tiranës, e cila drejtohet nga Petrit Fusha, ka në dorë 4 procedime penale për Erion Veliajn.
Veliaj po hetohet për falsifikim të gjobës që i vuri Partisë Demokratike për protestën e 8 dhjetorit. Hetimet kanë provuar se shkrimi në gjobë nuk është i oficerit që kishte firmosur gjobën. Kjo gjobë tashmë është rrëzuar edhe në Gjykatën Administrative.
Prokuroria e Tiranës po e heton Veliajn edhe për ndërtimin te Parku i Liqenit. Ai është paditur penalisht për shpërdorim detyre,shkruanLapsi.al
Një tjetër kallëzim ndaj tij është bërë për protestën e zhvilluar para Gjykatës Administrative. Veliaj dërgoi para dyerve të gjykatës militantë e punonjës të bashkisë për të t’i kërkuar gjykatës që të mos lejonte ndërtimet e një kompleksi pallatesh pranë digës së liqenit Artificial, shkruan Lapsi.
Ai po hetohet edhe për rastin e vdekjes së 17 –vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, që administrohet nga Bashkia dhe për marrëveshjet me kompaninë 3R që operonte në këtë landfill, me punonjës minorenë e të pasiguruar.
Në një kohë kur Prokuroria e Tiranës ka në dorë 4 hetime penale të tij, shkuarja e Veliajt në dasmën e djalit të kryeprokurorit Fusha dhe celebrimi i martesës së djalit të tij në orën 22:00, e kompromenton sërish detyrën e tij si kryebashkiak. Më shumë se për të celebruar një martesë, pjesëmarrja e tij në ceremoni duket e lidhur me 4 dosjet hetimore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/