Masakrimi i 23-vjeçarit, mik i Emiljano Ramazanit, telefonata që e nxori në...

Masakrimi i 23-vjeçarit, mik i Emiljano Ramazanit, telefonata që e nxori në pritë

194
0
Shares

Regis Runaj, 23 vjeçari i vrarë mbrëmjen e 29 korrikut në Elbasan, dyshohet të jetë nxjerrë në pritë.

Burimet thonë se ka qenë një telefonatë për takim që e ka nxjerrë të riun nga shtëpia, por nuk dihet se kush është personi apo vend ii takimit.

Për të hedhur dritë mbi këtë pistë, policia mësohet se do të kërkojë zbardhjen e tabulateve të telefonit të 23 vjeçarit.

I riu u gjet i vrarë disa orë më pas në një rrugicë pranë varrezave të Elbasanit. Por një dyshim është se ai mund të jetë vrarë në një tjetër vend dhe aty është hedhur, duke shfrytëzuar zonën jo shumë të frekuentuar dhe mungesën e kamerave të sigurisë

Regis Runaj, njihej si mik i Emiljano Ramazanit, i ekzekutuar më 20 korrik në Elbasan.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY