Humbin jetën 4 persona, rastet e reja shënojnë një ulje të lehtë

Humbin jetën 4 persona, rastet e reja shënojnë një ulje të lehtë

101
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën nga koronavirusi 4 persona duke e çuar në 154 numrin e përgjithshëm të viktimave deri më tani.

Me një deklaratë për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se mes viktimave është edhe një 31-vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga diabeti.

Ndërsa numri i rasteve të reja ka pasur një ulje krahasuar me dje, duke shënuar 92 raste.

Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/311363279986350/?v=311363279986350&notif_id=1596118732916159&notif_t=live_video_explicit

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY