Ndryshimet kushtetuese/Basha: Kuvendi gjysmak! S’ka kthim pas, koalicioni jonë nuk tjetërsohet!

Ndryshimet kushtetuese/Basha: Kuvendi gjysmak! S’ka kthim pas, koalicioni jonë nuk tjetërsohet!

97
0
Shares

Opozita e Bashkuar ka dalë në një konferencë për mediat, vetëm pak minuta pasi kuvendi me 122 deputetë ka vendosur të ndryshojë në mënyrë të njëashme Kushtetutën e Shqipërisë, me qëllim që Edi Rama të favorizohet në zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë deklaratës së tij, kreu i opozitës Lulzim Basha, u shpreh se asnjë makinacion nuk e ndalon dot ndryshimin që duan shqiptarët.

Akti i sotëm sot është treguesi i fundit se Edi Rama e di që koha e tij po mbaron. Ai e ka humbur besimin e shqiptarëve dhe e vetmja që i ka mbetur, është të përpiqet sërish ta manipulojë sistemin, duke menduar se mund të zgjasë agoninë e pushtetit e tij të rrënuar.

Ndryshimet e njëanshme pa konsensus me opozitën dhe në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit dhe 14 janarit janë të papranueshme, nuk janë të detyrueshme për Opozitën, dhe aq më pak për qytetarët.

Akti i sotëm nuk e ndal dot ndryshimin, ai thjesht tregoi para shqiptarëve dhe partnerëve tanë edhe njëherë fytyrën e autokratit të tmerruar nga ndëshkimi që e pret.

Makinacionet e kryeministrit në ikje, që ka frikë të përballet me qytetarët, nuk kanë për ta ndalur rotacionin politik. Ndryshimi është i pashmangshëm,-eshte shprehur Basha.

#LIVE – Deklaratë për mediat sëbashku me me aleatët

#LIVE – Deklaratë për mediat sëbashku me me aleatët

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 30 juillet 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY