E FUNDIT/Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese

E FUNDIT/Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese

111
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 106 vota pro dhe 10 kunder, ndryshimet kushtetuese për të prekur rregullat e garës në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa 6 deputetë nuk kanë votuar pasi nuk ishin në sallë.

Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës krijon mundësinë e hapjes së listave, heq nga Kushtetuta koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, si dhe vendos prag kombëtar.

Kundër votuan 10 deputetë: Adriatik Alimadhi, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Lefter Maliqi, Erion Piciri, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi.

Në votim nuk morën pjesë 6 deputetë: Ralf Gjoni, Ambra Borova, Elio Hysko, Enada Kapllani, Ligoraq Karamelo, Enver Roshi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY