Përfundon në Polici mjeku që denoncoi në FB simptomat e pacientëve që...

Përfundon në Polici mjeku që denoncoi në FB simptomat e pacientëve që punojnë me kanabisin në Tiranë

56
0
Shares

Mbjellja apo asgjësimi i parcelave me cannabis në pothuajse gjithë vendin është kthyer në temën kryesore të bisedave mes të rinjve apo dhe politikanëve, të cilët denoncojnë në rrjetet sociale foto të ndryshme.

Një e tillë i ka kushtuar edhe një mjeku në Kamëz, Mhill Gecaj, i cili ka rrëfyer se disa të mitur janë mjekuar tek ai për shkak të efekteve anësore nga puna me hashashin, duke përfshirë alergjitë.Ai ka publikuar edhe bisedën me një prej pacienteve të tij, e cila i ka deklaruar mjekut se punon në përpunimin e hashashit në Tiranë. Doktori në fjalë siguron se vendi ku ndodh përpunimi nuk është larg në malësitë e Tiranës por 3 km në vijë ajrore nga qendra. Pas denoncimit, mjeku Mhill Gecaj është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

“Para dy ditësh me vjen një paciente me një dermatit Alergjik! Duke e pyetur për sëmundjen në anamneze e sipër më thotë ‘punoj në lule’. Çfarë lulesh i thashë?

‘Po në lule o doktor në lule a bar si thonë, si gjithë të tjerët’- tha- nga 12 orë’. ‘Për të nxjerrë bukën e gojës!’ T’ju them të drejtën në fillim nuk e kuptova! ‘Po në përpunim të hashashit o doktor’ tha! Dhe kjo nuk punonte larg jo, në territorin e Bashkisë Tiranë, se mos kujtoni larg në Shëngjergj apo diku larg, jo jo afër 3 km në vijë ajrore nga qendra e Tiranës. Imagjinoni që ky popull e shikon të ardhmen e punësimit veç tek kanabisi e droga! Në vend të punishteve të frutave të prodhimeve bujqësore e blegtorale tek fabrikat apo resortet turistike etj etj!”, shkruan mjeku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY