Horoskopi, 30 Korrik 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 30 Korrik 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

199
0
Shares

Dashi

Do e mahnitni serish partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ai do ju dashuroje me te njëjtin pasion si me pare. Dita do jete e mrekullueshme. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga mundësitë qe do iu jepen për takime sepse raste te tilla nuk vine shpesh ne jete. Financat do jene me te qëndrueshme dhe munda te kryeni ndonjë investim me tepër.

Demi

Marrëdhënia ne çift do jete shume me e qëndrueshme sot. Do bini dakord për çdo gjë me partnerin dhe do bëni atë qe është me e mira për te dy. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse dhe do e ndryshojnë me shpejt nga sa mendonin statusin e tyre. Dite e qete për sektorin e financave. Gjendja do jete aq e qëndrueshme sa për te kryer shpenzimet e domosdoshme.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do dominohet nga rutina sot. Asgjë nuk do jete emocionuese, përkundrazi shpesh do ju brengose melankolia. Beqaret do kalojnë gjithë ditën me miqtë e tyre duke mos menduar aspak për te krijuar një lidhje. Merkuri do ndikoje negativisht ne planin financiar. Do jeni te pavetëdijshëm kur te shpenzoni dhe situata shume shpejt do ju dale jashtë kontrollit.

Gaforrja

Yjet do ndikoje me shume se kurrë sot ne jetën sentimentale. Ata do ju udhëheqin drejt rrugës se duhur qe duhet te ndiqni për te ruajtur harmonike dhe ngjyrat. Beqaret do refuzojnë ftesat e disa personave vetëm sepse ata nuk kane te njëjtat pikësynime ne jete. Gjendja e financave nuk do jete e keqe. Me pak përkujdes do arrini te kryeni te bëni investimet e menduara.

Luani

Do jeni shume agresive me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me te do jete tejet delikate. Po e tepruat duhet te përgatiteni për me te keqen. Beqareve do ju rrahe zemra fort për një person, por do kenë turp t’ia shprehin ndjenjat. Ne planin financiar do mundoheni me aq sa keni mundësi t’i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur.

Virgjeresha

Duhet te ruani gjakftohtësinë gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit ne mënyrë qe jeta ne çift te mos ketë turbullira. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze do ndihen me te qete. Beqaret do jene sensuale dhe gati për te bere çfarëdolloj çmendurie. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë ne çdo moment dhe gjendja do vije duke u përmirësuar.

Peshorja

Do dashuroheni ashtu si do ta ndjeni sot ju qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka do ece si duhet. Partneri madje do gjeje një mënyrë te veçante për t’iu kërkuar falje për diçka qe ka bere me pare. Beqaret do dashurohen koke e këmbë pas një personin simpatik dhe nga një qytet tjetër. Marsi do iu nxite te bëni çmenduri ne planin financiar. Gjendja do lere për te dëshiruar.

Akrepi

Do i shtoni dozat e fantazisë sot ne jetën tuaj ne çift dh emocionet do jene akoma me te fuqishme. Beqaret do ndihen keq sot pasi disa persona do i tallin. As qe behet fjale për te ndryshuar status edhe për disa kohe. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur qe te mundeni nëse nuk doni qe situata te behet problematike.

Shigjetari

Rutina do ju pushtoje gjate gjithë kësaj dite. Do i merrni gjerat si t’iu vijnë pa menduar aspak për te eksperimentuar. Beqaret do e kuptojnë me ne fund se janë dashuruar koke e këmbë pas një miku te vjetër. Mos kini druajtje t’ia shprehni atij ndjenjat. Financat do jene paksa te turbullta. Vazhdimësia e tyre do varet nga mënyra sesi do i menaxhoni ato.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift do jete tejet harmonike gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire dhe gjithë kohës do falënderoni yjet qe ju kane shtyre te bëni zgjedhjet e duhura. Beqaret nuk do jene me fat dhe do mbeten te vetmuar. Do ju duhet shume kohe te presin për ndryshime. Ne planin financiar do kenë vështirësi te mëdha. Vetëm specialistet do mund t’iu nxjerrin nga bataku ku do bini.

Ujori

Do kaloni disa vështirësi te vogla sot ne jetën tuaj ne çift, por gjithçka do zgjidhet shpejt. Te dy jeni te paduruar, por nga ana tjetër i kuptoni shpejt gabimet qe bëni. Beqaret do kenë disa takime premtuese dhe ne fund do vendosin se cilin person do zgjedhin. Ne planin financiar duhet t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat ne mënyrë qe gjendja mos ketë probleme serioze.

Peshqit

Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur gjithë kohës nga yjet sot. Nuk priten aspak probleme apo debate me njeri-tjetrin. Beqaret do preferojnë aventurat kalimtare dhe jo lidhjet serioze. Mundësitë për këtë do jene te shumta. Ne planin financiar çdo gjë do jete ne varësi te sjelljes suaj kohet e fundit. Nëse keni shpenzuar me kujdes gjendja do mbetet e qëndrueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY