Hiqet tatim-fitimi për bizneset e vogla, kuvendi miraton disa akte

Hiqet tatim-fitimi për bizneset e vogla, kuvendi miraton disa akte

86
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë miratoi Aktin Normativ për rishikimin për herë të tretë të buxhetit të shtetit si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-it, ku u ulën në mënyrë drastike pritshmëritë për të ardhurat dhe u dyfishua deficiti buxhetor.

Është miratuar me 87 vota heqja e tatim-fitimit e rritja e pragut të TVSH. Në Kuvend u miratua me 86 vota ndryshimi i buxhetit i 3 i buxhetit 2020. Gjithashtu është miratuar Akti Normativ për mbylljen e diskove gjatë pandemisë.

Akt Normativ nr. 30, datë 20.07.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta
administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar”” ka marrë 87 vota pro, 11 kundër dhe abstenim.

Duke prezantuar ndryshimet në Aktin Normativ dhe penalitetet, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se klubet e natës u kthyen në vatra të përhapjes së infeksionit dhe se do të ndërmerret çdo masë që do të vlerësohet e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY