Rama shpreson mos të jetë infektuar nga Veliaj: E kam mbajtur në...

Rama shpreson mos të jetë infektuar nga Veliaj: E kam mbajtur në distancë, ishallah s’ma ka lënë mua stafetën

541
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Lezhës ka folur për infektimin nga COVID-19, të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sebashku me drejtoreshën e AZHBR, Frida Krifca, në inspektimin e një thertoreje, Edi Rama kërkoi nga punonjësit që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme dhe ne ato të brendshme të mbajnë maska.

Kryeministri tha edhe ai ka mbajtur distancë nga Erion Veliaj, të cilit i ka uruar shërim të shpejtë, por duke e kaluar dhe me një batutë teksa tha se shpresonte mos ia kishte ngjitur atij infeksionin.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY